Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përgjaket dasma, vritet pjesëtari i Hezbollahut në mes të ceremonisë

teee-780x405

Konfliktet “fetare” mes Sunitëve dhe Shitëve është rritur deri në gjakderdhje në qytetin Kadeh rreth 12 kilometra nga Bejruti në Liban, kur të dielën mbrëma gjatë një ceremonie martesore u vra pjesëtari i Hezbollahut, Ali Shibi, e siç raportojnë mediat izraelite dhe ato libaneze, vrasja është kryer në shenjë hakmarrje për një vrasje që kishte ndodhur vitin e kaluar.

Në dasmën që kishin marrë pjesë pjesëtarët e Hezbollahut u shndërrua në një arenë të përgjakshme në qytetin Khaldeh në jug të kryeqytetit, ku Sunitët hapën zjarr mbi Sunitët, transmeton Telegrafi.

E si pasojë e të shtënave që erdhën nga dyja anët, kanë humbur jetën katër persona dhe dhjetë tjerë janë plagosur. Se ishin luftime të ashpra e tregojnë më së miri edhe pamjet, ku qytetarët i filmuar nga tarracës derisa rafalët dëgjoheshin në tërë qytetin.

Luftimet në qytetin e banuar nga Sunitë dhe Shitë, nisën me vrasjen e Hasan Zaher Gosna, 14-vjeç, adoleshenti që ishte arab sunit. Siç raporton Jerusalem Post duke u thirrur në median Al-Manr, Shibia kishte vrarë siç pretendojnë ata Ahmed Zahr Goson.

Disa indikacione tregojnë që Ahmed që vrau Shibinë ishte familjar i të vrarit – Hasanit, dhe se vrasja e fundit është bërë me motive hakmarrje.

Ushtria e këtij vendi ka siguruar zonën ku ndodhën vrasjet, e policia ka filluar hetimet, e mediat e atjeshme raportojnë se tensionet janë rritur atje pas vrasjeve.

Leave a comment