Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edicioni i pestë i “Open Cinema” vjen në qytetin historik të Gjirokastrës

-800-0-610a2a5fedf82

Edicioni i pestë i “Open Cinema” vjen në qytetin historik të Gjirokastrës. Ky aktivitet i rëndësishëm ka për qëllim të argëtoj pushuesit dhe turistët e huaj që vizitojnë këtë qytet në këto ditë të nxehta gushti. Në program përveç filmave shqiptar do të shfaqen edhe filma të kinematografisë botërore, por nuk do të mungojnë gjithashtu edhe këngëtarë të njohur të skenës shqiptare që do të bëhen pjesë e këtij organizimi. Në aktivitet nuk do të mungojnë as homazhet që do ti bëhen artistëve shqiptarë të cilët kanë ndërruar jetë por që vazhdojnë ende të mbesin të dashur për publikun.

Producenti dhe organizatori i këtij eventi Skënder Jaçe shprehet ky aktivitet do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. “Open Cinema është në edicionin e saj të 5. Po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Gjejmë rastin të promovojmë këta filma. Ajo që është e veçante na bën që të kujtojmë dhe kineastët, regjisorët që kanë ndërruar jetë. Mendojmë që të krijojmë një atmosferë kësaj vere të nxehtë”, tha kineasti, Skënder Jaçe. Ndërsa Loena Bakuli, përgjegjëse e turizmit pranë bashkisë së Gjirokastrës tregon se ky aktivitet është në vazhdën dhe ciklin e aktiviteteve të përjavshme për të gjallëruar këtë sezon turistik në qytetin e Gjirokastrës. “Aktiviteti ndërthuret me programe muzikore.

Është një aktivitet që i përqaset gushti meqë është muaji më veror. Do zgjasë për tre ditë radhazi dhe nuk mund të neglizhoheshin dhe homazhet. Është në vazhdën dhe ciklin e aktiviteteve të përjavshme për të gjallëruar këtë sezon”, u shpreh përgjegjësi i turizmit, pranë Bashkisë Gjirokastër, Loena Bakuli. “Open Cinema” është një eveniment i përvitshëm, ku krijon më shumë mundësi për të argëtuar turistët, por edhe vetë publikun vendas.

Leave a comment