Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident fatal, humb jetën fëmija

aksident

Një fëmijë ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në Shëngjin këtë të Mërkurë.

Sipas policisë, rreth orës 08.45, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç. Ky i fundit u plagos rëndë dhe u transportua në spitalin Rajonal Lezhë, por nuk mundi të mbijetojë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, njoftoi më tej policia.

Automjeti përplasi fëmijën teksa ai po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Raportohet se fëmija ka qenë i shoqëruar me prindërit, por dyshohet se në momentin që po kalonin rrugën u është shkëputur nga duart.

Leave a comment