Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestohet 33-vjeçari shqiptar që funizoi për 6 ditë me radhë të rinjtë në festën e drogës

Screenshot-2021-08-20-190403

Një 33-vjeçar shqiptar të premten u arrestua nga policia italiane për trafik droge. Mediat shkruajnë se shqiptari prej 6 ditësh kishte furnizuar me drogë një festë të paligjshme që ishte organizuar pranë Viterbo, afër kufirit që ndan Toskanën me Lazion.

Sipas policisë, 33-vjeçarit iu gjet një sasi e madhe kokaine, marihuane dhe hashashi. Në njoftimin e policisë, sipas mediave, droga ishte fshehur në motorin e makinës dhe nën xhamin e përparmë.

Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u dërgua në një burg pranë Sienës.

Festa, e cila përfundoi ditën e enjte dhe u shoqërua me kritika të ashpëra nga e djathta italiane, mblodhi të rinj nga e gjithë Europa.

Policia u detyrua të ndërhynte më forcë pasi identifikoi mbi 3 mijë persona dhe më shumë se një mijë automjete.

Leave a comment