Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shtatori rikthen Kombëtaren, ja çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Hungari

HUNGARI

Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi.

Aktualisht FSHF ka dalë me njoftim për shitjen e biletave.Momentalisht lejohet që stadiumi të mbushet në 30% të kapacitetit dhe mbetet të shihet se sa bileta do të dalin në treg.

Çmimet vazhdojnë të jenë të njëjta, duke nisur nga 1000 lekë në tribunat pas porte, për të vijuar me bileta që kushtojnë deri në 15000 në tribunën VIP. Biletat dalin nga nesër në shitje, në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në dyqanin e Macron tek “Air Albania”. Gjithashtu biletat mund të blihen edhe online, kurse në Elbasan ato shiten prej 26 gushtit.

Leave a comment