Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rozana Radi dhe Stine sapo u treguan të gjithëve që “Serenatat”, nuk dalin kurrë nga moda

-800-0-e2750beab12d51a0255ca147553fffd9

Dyshja Rozana Radi dhe Stine publikoi mbrëmjen e djeshme projektin e tyre një “Serenatë” që na bënë të kuptojmë se të tilla këngë na kanë munguar jo vetëm këtë verë, por prej kohësh.

Teksti është shkruar nga Rozana kurse Gramoz Kozeli ka bërë muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge në bashkëpunim me Klajv Kajno. Videoklipi i këngës “Serenata” është xhiruar me regji të Andeta Radit.

“Mbaje makinën se do marr një aeroplan/ Fjalët e tua nuk i pi as me shampanjë/ Nada asgjë s’ka ndodhur nada/ Jo nuk më duhet jo sot një serenatë/ Me një kitarë ti jo s’mund të kesh kaq fat/ Edhe një got le ta pimë ne pa mendu/ E kur t’më puthësh,puthem pa pushu”- thuhet në tekstin e kësaj kënge.

Tejet i veçantë është edhe videoklipo i cili i ngjan një filmi. Me shumë ngjyra, në harmoni e skena që i përshtaten më së miri fabulës së këngës…. pa lënë pas paraqitjen e veçantë të dy artistëve. Rozana dhe Stine na treguan se serenatat nuk dalin kurrë nga moda.

Leave a comment