Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Thanë se nuk do i mbyllin gratë në shtëpi por po bëjnë të kundërtën, ja si justifikohen Talibanët

640-0-34fb039bdbe6536b45ee4ee6e733b247-640x405

Leja talibane për gratë që punojnë në Afganistan nuk ka zgjatur shumë. Një zëdhënës i grupit militant kërkoi që gratë të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin në punë.

Publikisht, arsyetimi i zëdhënësit për këtë vendim nuk lidhej me ideologjinë e grupit, por ai citoi “arsye sigurie”.

“Është një masë e përkohshme”, tha zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid në një prononcim për Reuters.

Siguria e grave, sipas zëdhënësit, kërcënohet nga vetë ushtarët talebanë.

“Forcat tona të sigurisë nuk janë të trajnuara se si të sillen me gratë dhe disa as se si të flasin e komunikojnë me to. Deri kur të kemi kontrollin dhe sigurinë e plotë, u kërkojmë grave që të qëndrojnë në shtëpi”, tha zëdhënësi.

OKB ka deklaruar se ka raportime nga burime të besueshme të abuzimit të talebanëve me gratë dhe kufizime ekstreme ndaj tyre.

Leave a comment