Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arti në zi, shuhet njeriu që zbuloi talentet në Festivalin e Fëmijëve

-640-0-6128acbc95f3d (1)

Ndahet nga jeta muzikanti i shquar Kujtim Alija. Dirigjenti i njohur shkodran, organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendre kulturore të fëmijëve në Shkodër.

Udhëheqësi i Festivaleve të Femijëve për disa dekada raportohet se ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta.Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të mëssuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija. Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje”, shkruan Ademi.

Kujtim Alija është një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare. Vjen nga një familje shkodrane intelektualësh, të cilët e donin arsimin dhe artin. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja, mbas shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” të Shkodrës. Pas diplomimit ka filluar punën në qytetin e Shkodrës ku ka organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.

Related Posts

Leave a comment