Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Menjëherë pas zyrtarizmit të Ronaldos, bllokohet faqja zyrtare e Manchester United

16300800190014-780x405

Konfirmimi i marrëveshjes së Ronaldos tek Manchester United, ka sjellë një lumë komentesh dhe pëlqimesh, duke bllokuar për disa minuta dhe faqen zyrtare të klubit.

Në ‘’Facebook’’ për 9 minuta postimi për Ronaldon mori 162 mijë pëlqime, 22 mijë komente dhe 72 mijë ndarje nga ana e përdoruesve.

Ndërsa në ‘’Twitter’’ shifrat ishin më të frikshme, në vetëm 10 minuta postimi mori 414 mijë pëlqime, 22 mijë komente dhe 279 mijë ndarje. Një lëvizje e bujshme kjo nga ana e portugezit që rikthehet sërish aty ku e nisi karrierën.

Leave a comment