Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alzheimer: Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit

E5568FD4-B4E4-4426-A4AA-1C529058EC4E

Sëmundja e Alzheimerit dhe format e tjera të demencës janë aktualisht të pashërueshme, kjo është arsyeja pse shkencëtarët po përqendrohen në mënyrat e mundshme për të parandaluar dhe vonuar shfaqjen e sëmundjes.

Në këtë kontekst, rekomandohet një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar për të ruajtur shëndetin e mirë të trurit.

Një studim shkencor i kryer nga studiuesit nga Cornell University College Will Medical School në Nju Jork, arriti në përfundimin se dieta mesdhetare  mund të vonojë fillimin e Alzheimerit deri në tre vjet e gjysmë.

Shkencëtarët  studiuan 70 vullnetarë të moshës 30 deri në 60 vjeç të cilët nuk shfaqën simptoma të prapambetjes mendore në fillim të studimit. Nga numri i përgjithshëm i vullnetarëve, 34 prej tyre dukej se përputheshin me kërkesat e dietës mesdhetare, ndërsa 36 të tjerët jo.

Analiza e studiuesve tregoi se pjesëmarrësit që nuk ndiqnin dietën mesdhetare treguan një “gjurmë” biologjike më të fortë të Alzheimerit në trurin e tyre si në fillim të studimit ashtu edhe pas periudhës trevjeçare në krahasim me ata që i përmbaheshin kësaj diete. Akumulimi i proteinës beta amiloid konsiderohet si një “gjurmë” biologjike e Alzheimerit në tru, por edhe çrregullim i metabolizmit të glukozës në tru.

Bazuar në gjetjet e tyre, studiuesit vlerësuan se dieta mesdhetare mund të vonojë fillimin e Alzheimerit me 1.5 deri në 3.5 vjet.

Alzheimer: Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit

Erëza

Alzheimer: Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit

Fara

Alzheimer: Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit

Peshk

Alzheimer: Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit

Perime

Related Posts

Leave a comment