Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dorëheqja e Mark Markut shënon fillimin e rënies së kështjellës prej rëre

9A69C982-15D3-47D5-949F-84E117CC56F5

Nga Zenel HOXHA-

Ajo është sinjali se përpjekja për të krijuar një amulli që do të bjerrë mendimin intelektual dhe kundërshtues ndaj humnerës ku është hedhur Partia Demokratike do të dështojë me sukses. Denoncimi publik dhe dorëheqja e deputetit të sapozgjedhur është demaskimi më i qartë që i bëhet uzurpimit të PD-së.

Deri më sot strategjia vulgare e Lulzim Bashës dhe e shpurës së tij ishte anatemimi i kritikëve si njerëz qejfmbetur për arsye personale. Por tashmë Basha nuk ka ku të fshihet kur denoncimi vjen nga një person që u rikthye në parti për hir të vetë insistimit të kryetarit.

Hemoragjia e Partisë Demokratike nuk do të reshtë për sa kohë që vazhdohet me makinacione që kanë si qëllim në vetvete uljen e një aseti kombëtar në nivelin e një biznesi privat dhe familjar.

Për të parandaluar një skizmë të madhe që do varroste njëherë e mirë partinë e shpresës dhe demokracisë, nevojitet një pakt gjithëpërfshirës uniteti. Një pakt që të fillojë, në rradhë të parë, me distancimin përfundimtar nga njollat ndotëse që pretendojnë të jenë më të mëdha se partia.
Z.H, 28.8.21

Leave a comment