Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lista e kombëtares për ndeshjen kundër Polonisë, trajneri Edi Reja nuk do vijë në Shqipëri

7202D3C5-07B2-4BCA-8DC9-4D56DE1C9BB4

Shqipëria do të luajë kundër Polonisë me 2 shtator për kualifikueset e botërorit. Por trajneri i kuqezinjëve, Edi Reja ende nuk e ka shpallur listën me lojtarët e grumbulluar.

Këtë gjë pritet ta bëjë në fundjavë. Për shkak të pandemisë Reja nuk do zhvillojë një konferencë për shtyp dhe nuk do vijë në vendin tonë. Trajneri i Shqipërisë duhet të jetë i kënaqur me sulmin kuqezi pasi sulmuesit kanë qenë në formë.

Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Rey Manaj apo Myrto Uzuni kanë treguar formë mjaft të mirë në kampionatet respektive duke shënuar gola.

Leave a comment