Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Mirëmëngjes pa u gdhirë”, Rama pret afganët në aeroport dhe bën bilancin

5BF28FF9-158A-4B99-B823-D7832D24F7F9

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në të gdhirë një grup afganësh që mbërritën në vendin tonë. Në shoqërinë e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe Olta Xhaçkës, kreu i qeverisë priti 60 qytetarë të shpëtuar nga Afganistani, i cili ra në dorë të regjimit të talebanëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kryeministri thekson se deri më tani kanë mbërritur në vendin tonë 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq.

MESAZHI I RAMES

MIRËMËNGJES PA U GDHIRË 😊

dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë🙏

Leave a comment