Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sëmundja e rëndë i mori jetën “Mjeshtrit të Madh” shqiptar! Shkodra i jep lamtumirën e fundit dirigjentit të njohur

82E2DD26-26D0-415D-B75C-F21E9C5E7AAD

Një lajm i trishtë u dha dje për artin shqiptar dhe mbarë Shkodrën. Kryetarja e bashkisë njoftoi ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit të madh Kujtim Alija.

Ditën e sotme, Shkodra i dha sot lamtumirën e fundit dirigjentit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.Kortezhi i muzikantit parakaloi nga qendra kulturore e fëmijëve, ku ai kontribuoi për shumë vite, deri tek Teatri Migjeni, shoqëruar nga banda frymore e qytetit verior.

Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë shkodranë shoqëruan kortezhin në nderim të emrit të madh të muzikës shqiptare Kujtim Alija.

“Mjeshtri i Madh” u nda nga jeta parakohe në moshën 60-vjeçare. Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë që i mori jetën.

 

Leave a comment