Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gara e Belgjikës mbytet në shi, komentatorët e RTSH shigjetojnë fort FIA

Screenshot-2021-08-29-190732

Nëse doni të dëgjoni gjithologët që kanë njohuri në gjithçka edhe pse nuk kanë asnjë informacion, mjafton të dëgjoni komentin e RTSH për garën e Formula 1.

Aktualisht gara e F1 që po zhvillohet në xhiron e ‘SPA’ Belgjikë është ndërprerë për shkak të shiut të madh.

Pikërisht këtu nis e gjithë maratona dhe sjellja qesharake e komentatorëve të RTSH, të cilët tashmë kanë braktisur pozicionet e tyre dhe kanë marrë atë të kritikut, duke vënë para përgjegjësisë komisarët e pistës, FIA-n dhe vetë ‘Zotin’ për ndërprerjen e garës por edhe për vendimet që u mor.

FIA vendosi që të ndërpresë garën pas vetëm 3 xhirosh dhe të ndajë pikët sipas pozicioneve në të cilën ndodheshin piltët pas ndërprerjes së garës, por jo duke ju dhënë pikë të plota, por gjysmat e tyre.

Por mesa duket ky vendimi i FIA-s ka xhindosur komentatorët e RTSH, të cilët lanë mënjanë profesionalizmin dhe filluan të sillen si ithtarët e Luis Hamilton, i cili në këtë garë u pozicionua vetëm në vend të tretë, ndrësa në vendin e parë ndodhet Max Verstappen.

Pra pas vendimit të FIA-s, Verstappen do të marrë 12.5 pikë nga 25 që merr vendi i parë aktualisht. Por jo vetëm kaq por ajo që i nxehu edhe më shumë komentatorët e RTSH është se pas garës së Belgjikës, Hamilton do të vijojë të mbajë vendin e parë në renditjen e përgjithshme, po me një diferencë fare të vogël nga Verstappen.

Pas kësaj gare Hamilton do të jetë në krye me 202.5 pikë, ndërsa Verstappen me 199.5 pikë.

Mesa duket në RTSH vijon të vijojë e njëjta logjikë si para 50 viteve, ku gazetari i dinte të gjithë, madje flisnin me kompetenca të plota dhe se si SHBA-të u mohonin të drejtat qytetarëve, ndërkohë që në Shqipëri haej bukë me rracion dhe mishi me tollona.

Edhe sot RTSH dhe komentatorët e saj treguan edhe njëherë mosrespekt ndaj qytetarëve shqiptarë, sidomos ndaj simpatizantëve që ndjekin F1, duke mos ju ofruar një koment profesional, por një koment si në lokalet ku analizohet gjithçka dhe çdo gjë.

Leave a comment