Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Partizani sulm për “yllin” e Apolonisë, mesfushori kongolez bashkohet me “demat”

Screenshot_11-5

Partizani është në javën deçizive. Trajneri Daja ka kërkuar edhe katër afrime, me mesfushorin kongolez, Massanga Matondo Chandrel Geraud që ka firmosur me Demat. Ka qenë vetë trajneri që pak ditë më parë konfirmoi marrëveshjen me mesfushorin e kombëtares së Kongos.

22 vjeçari vjen nga AS Otoho dhe ka zhvilluar dy ndeshje me Kongon. Fizik në mesin e fushës, Matondo ka bindur stafin e Partizanit dhe pritet të prezantohet zyrtarisht. Nga ana tjetër, për Demat është një javë deçizive sa i takon Mario Gjatës.

Sulmuesi i Apolonisë ka disa kërkesa nga Superliga, me Dajën që ngulmon për shërbimet e 20 vjeçarit./Newsport.al

Leave a comment