Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rikthehet komedia e suksesshme “Boeing Boeing” në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve

5d505dd2-e3ff-46c2-aa86-bece3e6457cb

STARTON FESTA E TEATRIT SHETITËS 2021- 2022. KOMEDIA E NDRITËSHME BOEING BOEING NIS FLUTURIMET NË 8 DHE 9 SHTATOR, ORA 20.oo, NGA TEATRI VEROR I UNIVERSITETIT TË ARTEVE.
REZERVONI:
0694820625.

Komedia e famshme, Boeing Boeing prodhim i Teatrit Shetitës Çajupi, është një sipërmarrje e rrallë. Për herë të parë në këto 30 vjet është vendosur një rekord spektakolar. Afro 170 shfaqje kudo nëpër Shqipëri. Fluturimi do të rinisë në Tiranë, në 8 dhe 9 shtator, ora 20.oo, nga Teatri Veror i Universitetit të Arteve. Performanca është në thelb fantastike. Regjisori dhe kasti i zgjedhur i aktorëve sulmojnë historinë e ngjarjeve me energji të gjithanshme. Një paraqitje e përgjithshme e mahnitshme, e shpejtë në të gjitha linjat. Alarmi i ngjan atij të pasagjerëve të një avioni të shpartalluar, gjatë një rënie fatale. Shfaqja e mrekullueshme e aktorëve brilante, të cilët ngjisin të gjitha llojet e shkallëve me padurim, duke e bërë të qeshurën infeksion.

Leave a comment