Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Orët e fundit të merkatos, Rei Manaj pranë rikthimit në Seria A

rei-manaj-780x405

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj edhe pse shkëlqeu në fazën përgatitore të Barcelonës ku shënoi 4 gola në dy ndeshje, duket se nuk do të jetë pjesë e katalanasve për sezonin e ri futbollistik.

Sipas gazetarit dhe specialistit të futbollit për merkaton, Fabrizio Romano, Barcelona ndodhet në bisedime të avancuar me skuadrën italiane të Spezias.

Romano u shpreh se marrëveshja midis dy klubeve pritet të zyrtarizohet në orët në vijim, teksa merkato e futbollistëve përfundon sonte në orën 24:00.

Nga ana tjetër, Barcelona po kërkon një sulmues, dhe i mbetet fare pak kohë përpara se të kryejë një blerje.

Leave a comment