Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama nuk lëviz ‘asnjë centimetër’ në deklaratat e tij: Kemi qenë vetë afganë para 30 vitesh

inbound1755215959

 

Në një intervistë për BBC, Rama u shpreh sërish se shqiptarët i kuptojnë mirë afganët pasi 30 vite më parë ishin vetë afganë që tentonin të shkonin në Europë, ndërkohë në vitin 1999 priten 500 mijë kosovarë që iknin nga pushtuesi serb.

Teksa theksoi se janë shumë organizata që kanë kontribuar për ardhjen e afganëve dhe kujdesin që tregohet ndaj tyre, Rama nënviozoi se ne jemi vend jo i pasur ama kemi një shprehje: Bukë e kripë dhe zemër të bardhë”.

Pjese nga fjala e Rames: 

Situata është mjaft e ndërlikuar, me kaq shuymë njerëz që aplikojnë për viza amerikane do të duhet më gjatë sa ishte thënë. Sigurisht që jemi të gatshëm t’i mirëpreim më shumë dhe nëse duan të vendosen në Shqipëri nuk kemi kundërshtim. Ne kemi qenë në këtë pozitë 30 vite më parë që kërkonim ti largoheshim ferrit dhe të shkonim në Europë. Ka qenë e ngjashme për sa i takon ankthit për të panjohurën. Po bëjmë diçka që ia detyrojmë fëmijëve tanë që ata të rriten me idenë që ka një kohë kur do të japësh dhe një kohë kur merr. Ne nuk jemi vend i pasur por jam besimplotë që kemi mjaftueshëm për të ndarë me këto njerëz. Nuk jemi të vetëm, pasi janë shumë organizata që po kujdesen për ta dhe që kanë bërë përpjekje për t’i nxjerrë prej vendit të tyre.

Po mbështetemi te bashkëpunimi te njerëzit me zemër të pasur. Është një numër i konsiderueshëm njerëzish në SHBA, MB me zemër të pasur. Kemi një shprehje në Shqipëri: Bukë, kripë dhe zemër të bardhë. Nuk do vdesim, do ja dalim. Kujtesa është shumë e rëndësishme. Bëmë atë që të tjerët do të donim të bënin për ne. Jo të gjithë janë të lumtur për këtë.

Leave a comment