Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rusia dhe Kina nuk e votojnë rezolutën e OKB-së për Afganistanin

image1170x530cropped-1

Rusi dhe Kina nuk e kanë votuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për krijimin e një zone të sigurt të kalimit për njerëzit që duan të largohen nga Afganistani përmes aeroportit të Kabulit.

Zëvendësi i përfaqësuesit të përhershëm të Kinës në OKB, Geng Shuang ka arsyetuar mos votimin e kësaj rezolute nga ana e Kinës duke e fajësuar tërthorazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkaktimin e kaosit në Afganistan me vendimin e tërheqjes së trupave ushtarake nga kjo vend.

“Tërheqja nuk është fundi i përgjegjësisë por fillimi i reflektimit dhe përmirësimit”, tha Shuang të hënën gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit, ka raportuar faqja zyrtare e Kombeve të Bashkuara.

Shuang ka thënë se Kinës nuk i duket e nevojshme që Këshilli i Sigurimit ta miratojë rezolutën për krijimin e korridorit për kalim të sigurt.

Pa i përmendur Shtete e Bashkuara, zyrtari i lartë kinez ka thënë se Kina shpreson që “shtetet relevante” të përmbahen nga vendosja e sanksioneve ndaj Afganistanit dhe ta ndryshojnë atë që ai e quajti “praktikë e gabuar e imponimit të vullnetit të tyre ndaj të tjerëve”.

Ambasadori kinez shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet në mënyrë aktive me talibanët dhe t’iu ofrojë udhëzime atyre. Ai gjithashtu tha se shpreson që talibanët do ta mbajnë premtimin për shkëputjen e plotë të lidhjeve me të gjitha organizatat terroriste.

Në anën tjetër rezolutën në fjalë kanë votuar të gjithë 13 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit përfshirë tri anëtaret e përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Britania e Madhe.

Forcat amerikane ishin larguar nga bazat e tyre kryesore ushtarake në Afganistan, një muaj më parë pas qëndrimit për dy dekada në këtë vend.

Pas largimit të forcave amerikane nga ky vend, Talebanët kanë marrë nën kontroll gati tërë territorin e Afganistanit.

Ndërsa Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua më 15 gusht nga vendi për në Taxhikistan dhe qeveria e tij u rrëzua teksa militantët talebanë hynë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Pas marrjes së pushtetit nga Talebanët, shtetet perëndimor përfshirë edhe SHBA-të, kanë evakuuar personelin diplomatik nga ambasadat e tyre përkatëse.

Në anën tjetër në kryeqytetin Kabul të Afganistanit momentalisht janë duke vepruar vetëm tri ambasada të huaja, ajo e Rusisë, Kinës dhe Pakistanit.

/Albanianpost.com

Leave a comment