Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kulisat për kreun e ri/ Emrat që synojnë majën e Policisë së Shtetit

VELIU ARDI

Pas lëvizje në Policinë e Shtetit në muajin qershor, me formimin e kabinetit të ri qeveritar priten edhe ndryshime për kreun e Policisë së Shtetit. Ardi Veliu i cili drejton aktualisht policinë e Shtetit është përballur vazhdimisht me akuza, kryesisht nga opozita e cila ka kërkuar edhe dorëheqjen e tij. Megjithatë, Veliu ka rezistuar deri më tani për të qenë në krye të Policisë së Shtetit, por me qeverinë e mandatit të tretë të kryeministrit Edi Rama, ka të ngjarë që do të duhet t’ua lërë vendin figurave të tjera.

Sipas burimeve të Agora News, ata që përfliten deri më tani, në departamentet dhe drejtoritë e Drejtorisë së Përgjithshme, nisin që nga Tonin Vocaj, Gledis Nano, Eduard Merko etj. Ndërkaq, shumë prej drejtuesve lokalë të cilët morën drejtimet përkatëse në muajin qershorin presin se kush do të jetë pasardhësi i Ardi Veliut.

Kandidatët që përfliten për të kapur majën e Policisë së Shtetit kanë kohë që përpiqen të kenë kontakte me atashetë e ambasadave më të rëndësishme si asaj amerikane, gjermane dhe italiane, duke pretenduar të fitojnë betejë me përshtypjen si partnerë të mbështetur.

Një ndër të përfolurit, që mund të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit është edhe shefi i Anti-terrorit Gledis Nano. Dyshimet për një katapultim të mundshëm të tij në krye të Policisë së Shtetit janë shtuar pasi ai është parë shpesh në shoqërinë e kryeministrit, teksa ka marrë pjesë në aksionet për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ISIS. Nano ka marrë vlerësime edhe nga partnerët kryesorë të Shqipërisë, sidomos ambasada Amerikane, ku ai është dekoruar nga selia e Uashingtonit në Tiranë, për merita të veçanta dhe për ndihmën që ka dhënë për stafin e sigurisë së ambasadës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në ‘garë’ për kreun e Policisë së Shtetit, janë edhe dy prej ish-drejtorëve që kanë shërbyer gjatë katër viteve të fundit si këshilltarë ministrash dhe të përfshirë në struktura të partneritetit antitrafik në dy mandatet e fundit të qeverisë Rama./Agoranews.al/

Leave a comment