Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Marrin fund telashet/ Empoli i thotë “PO”, Nedim Bajrami gati për sfidën kundër Hungarisë dhe San Marinos

Captureaaaaa-679x405

Kanë marrë fund problemet për Nedim Bajramin.

Së fundmi klubi i Empolit i ka ndezur “dritën jeshile” futbollistit që të bashkohet me Kombëtaren shqiptare e cila do të vijojë në shtator me 3 ndeshje eliminatoret për Botërorin “Qatar 2022”.

22-vjeçari ka humbur sfidën kundër Polonisë e cila do të zhvillohet nesër në orën 19:45. Pas arritjes së marrëveshjes mes FSHF-së dhe Empolit tashmë Nedim Bajrami do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja për dy sfidat e tjera të shtatorit, atë kundër Hungarisë dhe San Marinos.

Klubi italian pretendon që nuk ka mbërritur fesë nga FSHF-ja 15 ditë para siç e parashikon rregullorja, për të lënë të lirë Bajramin që të bashkohet me ekipin Kombëtar.

Leave a comment