Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbledhja e Asamblesë Socialiste, kush janë 6 gratë që fituan një vend në Kryesinë e PS-së

kryesia-ps

Ditën e sotme është mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste, aty ku ndër të tjera është mbajtur dhe votimi për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së PS-së.

Sipas Burimeve, 6 gratë e zgjedhura si anëtarë të reja të Kryesisë janë Ogerta Manastirliu, Olta Xhacka, Bleinda Balluku, Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli.

Ndërsa Milva Ekonomi, Elmira Gjembulla, Klotilda Ferhati dhe Ermonela Fela nuk kane fituar dot një nga 6 cvendet që ju takojnë grave socialiste në Kryesi.

Nga ana tjetër, 10 burrat në garë për 6 vende në Kryesi janë: Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo. Sipas burimeve, deri më tani Bushati rezulton më i votuari.

Ditën e sotme, Kryeministri Rama ka prezantuar edhe emrat e qeverisë së re që do drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Në kabinetin e ri të Ramës bie në sy që shumica janë gra, por ajo që nuk është gjë e re është fakti se pothuajse të gjithë këta emra kanë qenë më parë në rolin e ministrave apo detyra të tjera pranë PS-së, duke lënë shumë pak vend për risi.

Leave a comment