Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama 3’, reagon PD-ja

rama-2-e1630570377143-780x405

Deklaratë e Partisë Demokratike

Shërbëtorët e rinj të pushtetit korruptiv të Edi Ramës do të jenë veç për bakshishet e majme të mafies së inceneratorëve, PPP dhe Tenderave!

Janë veç fytyra korrupsioni e babëzie të njohur për abuzime me fondet publike!

Zv.kryeministri, mjeshtër i inceneratorëve A. Ahmetaj duhet të ishte dorëzuar ne pranga në derën e SPAK dhe jo të firmosë aferat në mungesë të kryeministrit.

Organizatorët, nxitësit dhe urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve në dosjen e njohur 184, 339/1 janë shpërblyer me poste të larta në qeveri e parti.

I njohur nga gjithë shqiptarët si Tërmet Gjiknuri, asistent i Y.Lalës organizator i strukturës paralele të grabitjes së zgjedhjeve në aleancë me grupe gangsterësh është i përzgjedhur nr.2 i E.R !

U.Manja i përfshire në përgjime e krimit zgjedhor ne dosjen 184 të botuar në revistën gjermane “BILD” është emëruar hiç më pak se Ministër Drejtësie për të mbyllur të gjitha dosjet e manipulimit elektoral!

Gratë në qeveri, për të ardhur keq, figura anonime përzihen dukshëm me ato të njohura për korrupsion, tendera sekretë, e abuzime të panumërta me taksat e qytetarëve, janë thjesht e vetëm fasada!

ER i përdor gratë për kozmetikë për të mbuluar pushtetin mizor e grabitës, pushtetin që shkakton vuajtje dhe varfërim cdo ditë.

Përballja jonë në Parlament, në sheshe e rrugë e kudo të jetë e mundur, me dhe për qytetarët do të rikthejë shpresen e besimin, forcën e kurajon për një qeverisje për shqiptarët!

Leave a comment