Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përmbytjet katastrofë nga uragani Ida/ 8 viktima dhe dy të humbur në New York

thumbs_b_c_8ae6a3433801d084f78dabc4be0b87a3-780x405

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar paralajmërimin e parë të urgjencës për përmbytjet në New York City, pasi mbetjet e Uraganit Ida sollën shi të fortë që përmbyti linjat dhe rrugët e metrosë në Manhattan, Brooklyn dhe New Jersey.

Policia në New York City raportoi 7 vdekje, duke përfshirë një burrë 50-vjeçar, një grua 48-vjeçare dhe një djalë dy vjeçar të cilët u gjetën pa ndjenja dhe nuk reagonin të mërkurën vonë brenda një shtëpie. Ata u shpallën të vdekur në vendngjarje, tha policia. Një vdekje u konfirmua në New Jersey.

Aeroporti i New Yorkut është mbyllur ndërsa ai JFK ka shtyrë fluturimet deri në mesnatë. Stacionet e metrosë dhe shinat u përmbytën aq shumë saqë Autoriteti i Transportit Metropolitan pezulloi të gjitha shërbimet, por disa trena po funksiononin me shërbim të kufizuar.

Leave a comment