Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Disa anëtarëve aktual iu mbaron mandati, kush janë 5 prokurorët që garojnë për të qenë pjesë e KLP-së (Njoftimi zyrtar)

RAPORTI-KLP-GANAJ_frame_2602-1100x620-780x405

Pese prokurorë kanë kandiduar për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas burimeve të Fax News, pas thirrjes së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, kanë shprehur interes për të qenë pjesë e KLP, Sokol Stojani, Ludovik Doda, Deniona Katro, Elona Alvora dhe Zeqir Hodo.

KLP do të bëhet me anëtarë të rinj, pasi anëtarët që kishin mandat 3-vjecar, do të zëvendësohen brenda dhjetorit 2021.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Tiranë, 03.09.2021. Përfundon procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela në dt.22.07.2021 bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 

Në përfundim të afatit të përcaktuar, datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:

1.Znj. Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;           

2.Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

3.Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;

4.Znj. Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

5.Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve ligjore. Pas përfundimit të kësaj procedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Leave a comment