Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Hungari/ Publikohen çmimet e biletave për në Elbasan Arena

shqiperi-774x405

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me atë të Hungarisë në ndeshjen e dytë të muajit shtator.

Kuqezinjtë pësuan humbje 4-1 nga Polonia në ndeshjen e parë të këtij muaji, për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

E për takimin me Hungarinë, tanimë Federata shqiptare e futbollit ka nxjerr në shitje biletat.

Bileta më e lirë kushton 1000 lekë apo 8 euro në tribunat mbrapa golave G2 dhe C2. Ndërkohë biletat më të shtrenjta janë ato VIP 2 dhe VIP me 12,000 dhe 15,000 lekë që do të thotë 98 dhe 122 euro.

Leave a comment