Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rrezikuan jetën për të shuar zjarret, Rama jep lajmin e mirë për punonjësit e emergjencave civile

Screenshot_6-1-1068x742

3 milionë dollarë shpërblim për ushtarët, zjarrfikësit dhe të gjithë trupat që u angazhuan në betejën me flakët gjatë muajit gusht në Shqipëri. Kështu ka premtuar sot kryeministri Edi Rama, nga ceremonia që është mbajtur në bazën e Farkës.

“Shpreh vlerësimin e mundshëm të gjithë atyre që u angazhuan, manifestuan një ndjenjë të lartë sakrifice dhe përkushtimi dhe këtu kam parasysh  të gjitha forcat e angazhuara në terrenet e vështira. FA, Forcat zjarfikëse, forcat policore, bashkiake, vullnetare. FA treguan sakrificë dhe përkushtim”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi nga ministri përgjegjës të që ketë më shumë iniciativa për të lehtësuar punën e zjarrfikësve dhe ushtarëve, si në aspektin monetar ashtu dhe atë të pajisjes me mjetet e duhura në luftën kundër flakëve.

Leave a comment