Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Prej 20 orësh asnjë gjurmë nga minatori në Bulqizë/ U bllokua dje nga shembja e masivit të gurëve

Screenshot_3-19

Prej më shumë se 20 orësh, minatori 60-vjeçar që mbeti i bllokuar në galerinë e kromit në Bulqizë, nuk është gjetur ende.

Ditën e djeshme u raportua për shembjen e papritur të masivit të kromit duke bllokuar kështu hyrjen e galerisë.

Prej orës 12:00 të ditës së djeshme, nga 6 minatorët që punonin, vetëm Muharrem Plaku mbeti i bllokuar.

Ndërsa 5 të tjerët arritën të dalin me dëmtime të lehta. Menjëherë në vendngjarje shkoi skuadra e Avari Shpëtimit të Minierave.

Këta të fundit prej orësh po punojnë për heqjen e masivit të gurëve në hyrje të galerisë.

Leave a comment