Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama nga kuvendi mesazh të fortë kryebashkiakëve të “korruptuar”

-640-0-614304845826e (1)

Kryeministri Edi Rama ka nisur të flasë nga foltorja e Kuvendit lidhur me arritjet që sipas tij qeveria ka arritur në sistemin e drejtësisë falë reformës. Në fjalën e tij, Rama shtoi se drejtësia ka rritur ndëshkueshmërinë duke dërguar edhe një mesazh për të gjithë personazhet e lidhur me botën e krimit.

“Ne e kemi besuar që në pikënisje dhe besojmë edhe më shumë sot reformën në drejtësi me vetëdijen që rezultatet kuptimplota që të gjithë shqiptarët presin prej saj nuk vijnë as kollaj, as shpejt. Të ndërtosh nga e para një proces të pavarur gjyqësor në vend të një pushteti të kalbur drejtësie është njësoj si të transplantosh krejt një kolonë vertebrore të kalbëzuar me një të re. Duhet një operacion i gjatë dhe i vështirë. Sa herë që e humbasim durimin dhe drita e largët në fund të tunelit ende të gjatë ët reformës në drejtësi nga humbet nga sytë le të kujtohemi se kur u nisëm s’kishte as tunel, por vetëm një terr te plotë ku çekiçi i gjyqtarëve të korruptuar në nivelet më të larta bënte kërdinë, ndërsa pandëshkueshmëria e më të fortëve të çdo lloji legenoste Shqipërinë.

Sot Toka lëkundet nën këmbët e atyre që vrisnin dhe prisnin dhe e shikonin ligjin nga lart poshtë duke i përdorur Prokuroritë si shampo dhe Gjykatat si krehër për t’i bërë karshillëk me flokët përpjetë dhe kokën edhe më përpjetë një populli të tërë. Tani askush që ka llogari të hapur me ligjin nuk fle më i qetë. Kokat e botës së krimit janë pas hekurave ose brenda skutave ku vetëm e shtyjnë në kohë por nuk e ndalin dot ditën e llogarisë para Gjykatës.

Kush nga zyrtarët e pushtetit lokal të cilët janë në sitën e drejtësisë do të jenë vetëm me avokatin e tyre nuk do ketë mbrojtjen e asnjërit. Edhe ju që jeni në këtë sallë dhe zyrtarë të tjerë nuk do lejohen ti mbrojnë ata kanë punë vetëm me drejtësinë,” tha Rama nga kuvendi.

Related Posts

Leave a comment