Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pensionistët të destinuar “të vdesin” nëpër rradha

thumbnail

Nga Anisa MUÇAJ-

Radhët për marrjen e pensionit nga njerëz kryesisht të moshës së trete po shëndrohet në një kalvar vuajtjesh për këte shtresë të shoqërise, së cilës po i rishfaqen reminishencat e rradhëve të kohës së diktatures.

“Eshtë e treta herë që vij sot për të marr pensionin“, tha një e moshuar 75 vjecare e veshur me të zeza, por pa mbaruar fjalinë nga brenda kolibes ku shërbenin tre arketare, njera prej tyre ngriti zërin dhe tha “lekët mbarua për sot”. Ndërkohe qe ishte ora 14:30, ditë e Premte.

“Si u be kjo punë si rradhët në kohën e Enverit dhe tani na duhet të vijmë përseri te Hënën me shpresë se do t’i marrim, por harron ky shtet që me keto palo pensione duhet te paguajmë ujë, drita, bukë, ilace e më the të thashë”, u shpreh Sotiri një pensionist rreth te 70 teksa ashtu me bastun dhe i kërrusur u largua andej nga kishte ardhur. Të njëjtën gjë bënë edhe ato dhjetra persona te tjere, ku u lexohej qarte dëshpërimi ne fytyrë, te cilet kishin ore qe qendronin në trotuar në rradhë për të marre atë shumë modeste për të cilën kane një jetë që kanë kontribuar.

Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet delikate prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore si një furnizues i sigurt me kontribues të ri në skemë. Ministria e Financave përllogarit që për tre vitet 2021-2023, numri i përfituesve nga skema e pensioneve do të zgjerohet me 6.5 për qind.

Në total 48 mijë pensionistë do t’i shtohen skemës për trajtimin e të cilëve nevojiten edhe 13 miliardë lekë ose 105 milionë euro. Në vitin 2023 skema e pensioneve do të ketë gjithsej 792 përfitues nga 744 që ka aktualisht.

Shpenzime të tjera nevojiten për indeksimin e pensioneve me inflacionin me një mesatare rreth 2.5% në vit. Për përballimin e kësaj fature përgjatë tre viteve nevojiten 8.1 miliardë lekë ose 70 milionë euro.

Dhe keto vonesa dhe rradha ndodhin në një qender shperndarëse të pensionit ne zemër të Tiranes, imagjino se si eshte gjendja ne rrethe, ndonëse Qeveria në letër perpiqet të bëj reforma me skemen e pensioneve apo i rrit ato me shuma qesharake, në disproporcion me kostot e jetesës gjithnjë e në rritje.

Plakja e popullsisë është një fenomen botëror dhe një nga arsyet kryesore të reformimeve të skemave të pensionit. Vende të ndryshme e kanë adresuar në mënyra të ndryshme problemin, që nga krijimi i incentivave për rritjen e lindshmërisë, duke rritur shpërblimet, subvencionet e familjeve me shumë fëmijë, njohje ose dhurim të periudhave të sigurimit për çdo fëmijë ose kohës së kujdesit ndaj fëmijës, rritjes së moshës së daljes në pension, ku disa vende e kane rritur deri në 70 vjet.

 

Related Posts

Leave a comment