Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Disa arsye pse kur prekim të 40-at jemi më të lumtur dhe të sigurt

16DBA516-9B4B-440C-B40B-0DBC1C9CF435

Shumica e njerëzve mendojnë se të 20-at janë vitet më të mira të jetës së tyre, por kjo nuk është  e vërtetë.

Realiteti është se të 40-at në fakt janë vitet më të mirat. Kjo, sepse në këtë moshë arrihet një pjekuri më e madhe dhe po ashtu financiarisht njeriu është më i sigurt.

Kur bëjmë 40 vjeç ne gjejmë më shumë kohë për gjërat që duam dhe nuk e stresojmë veten për punën si dikur.

Më shumë siguri

Shumë njerëz luftojnë me besim. Kur jemi më të vegjël, ne jemi të rrethuar nga të gjitha llojet e standardeve të ndryshme shoqërore dhe të bukurisë që ndikojnë në besimin tonë. Një hulumtim i Harvardit ka gjetur se niveli ynë i besimit është më i lartë kur arrijmë moshën 40 vjeçare.

Jeni më mirë me paratë

Paraja shkakton stres dhe probleme, por kur njerëzit arrijnë moshën 40 vjeç,  shqetësohen më pak për paratë. Sipas një studimi, gratë arrijnë të ardhurat e tyre maksimale në moshën 44 vjeçe dhe burrat në moshën 55 vjeç.

Keni një ekuilibër më të mirë mes punës dhe jetës private

Të kesh një ekuilibër të përsosur punë-jetë është një gjë e rrallë.  Studimet  tregojnë se njerëzit e moshës 34-44 vjeç mendojnë se kanë një ekuilibër të përsosur midis punës dhe jetës së tyre personale.

Keni nevojë për më pak gjumë

Kur jeni në të dyzetat, trupi juaj ka nevojë për më pak gjumë. Të rriturit midis moshës 40-50 vjeç flenë rreth 25 minuta më pak se njerëzit në të njëzetat dhe të tridhjetat./revistawho.com

Related Posts

Leave a comment