Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjashtëmbëdhjetë drejtorë policie në njëzetë e nëntë vite pluralizëm

drejtoria pergj. policise shtetit

Rreth mesditës së ditës së djeshme, pas largimit nga kreu i Policisë së Shtetit të Ardi Veliut, me miratim të Kryeministrit si drejtor i Përgjithshëm i Policisë u emërua Gledis Nano,  ish-drejtori i Antiterrorit. Sikurse raporton “Fax New”, Z. Nano është i gjashtëmbëdhjeti drejtor i Përgjithshëm i Policisë përgjatë 29 viteve të shkuara nga vendosja e pluralizmit politik, që zvendësoi sistemin monokratik komunist. Ndërkohë është dhe i pari i ardhur në këtë post të lartë jo nga rradhët e policisë së veshur me uniforma blu, por nga ajo civile e Antiterrorit.

Por le ta ndërpresim deri këtu ardhjen e drejtorit të ri, për të udhëtuar në të shkuarën historike me qëllimin për të rizbuluar emrat që e kanë drejtuar Policinë e Shtetit.

Kryepolici i parë pas ndryshimit të sistemit, i emëruar nga Partia Demokratike, është Astrit Mehja, i pasuar më pas nga Sabri Jaçaj dhe Agim Shehu, ky i fundit la detyrën dhe u largua fshehurazi nga vendi, pas trazirave të vitit të mbrapshtë1997.

Goditjen më të madhe Policia e Shtetit e ka përjetuar në trazirat e vitit 1997, kur u dogjën dhe u shkatërruan plot 10 komisariate në të gjithë vendin. Me ardhjen e socialistëve në pushtet, në krye të policisë u emërua Sokol Baraj, që u pasua nga Besnik Bregu, Hasan Ahmetaj, Veton Gjoliku, Veli Myftari, Bilbil Mema dhe Bajram Ibraj, të gjithë këta e kanë drejtuar policinë në harkun e viteve 1997-2005.

Bajram Ibraj, ka qenë drejtori më jetëgjatë në Policinë e Shtetit, ku qëndroi në postin e drejtorit rreth 4 vite e gjysmë. Gjithashtu Ibraj, është i vetmi drejtor, i cili nuk është shkarkuar pas ndërrimit të pushteteve.

Ai mbajti postin e drejtorit për dy vjet edhe në mandatin e parë të qeverisë Berisha, por më pas u zëvendësua nga Ahmet Prençi, i cili ia la detyrën Hysni Burgajt. Me ardhjen e Ramës në pushtet në vitin 2013 në krye të policisë fillimisht u emërua Artan Didi, i vetëlarguar në shkurt 2015, kur u zëvendësua nga Haki Çako.

Ky i fundit u shkarkua në maj të vitit 2018 dhe u zëvëndësua nga Ardi Veliu.

Related Posts

Leave a comment