Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Poema e Shekspirit votohet si më e mira e të gjitha kohërave

-640-0-615d5126232e8

Soneti i 18-të i Shekspirit , i njohur si “A të krahasoj me një ditë vere”, është votuar si poema më e mirë e shkruar ndonjëherë në të gjitha kohërat.

Studimi zbuloi gjithashtu se 1 në 10 të rritur pohojnë se mund të recitojnë me besim poezi të famshme dhe tetë përqind e të anketuarve raportuan se kanë shkruar poezi romantike për të dashurin/ën.

Trashëgimia Shekspirit është e pashoqe: veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë dhe studiohen nga gjysma e nxënësve të botës. Një prej bashkëkohësve të tij, Ben Jonson, ka thënë: “Shekspiri nuk është i një kohe, por ai është për tërë epokat“. Ai jeton sot në gjuhën, kulturën dhe shoqërinë tonë dhe përmes ndikimit të tij jetëgjatë në arsimin tonë.

Shekspiri luajti një rol vendimtar në formësimin e anglishtes moderne duke ndihmuar që ajo të bëhet gjuhë e botës.

Sonet 18 – A të krahasoj me një ditë vere?

Të të krahasoj me një ditë vere?
Por, ti je më e ëmbël, më e bukur.
Erërat shkundin gonxhet e majit
dhe vera ikën kaq e shkurtër.
Syri i parajsës shpesh nxehtë shkëlqen,
por nganjëherë ja sheh arin mbuluar
dhe vrenjtja e botës bukurinë ja rrëmben,
rastësisht nga natyr’ e lodhur, munduar.
Por vera jote kurrë nuk do venitet,
as do humbasë bukurinë që të përket,
s’do krenohet vdekja se ti rend mes hijesh,
në vargun tim përjetësia të pret.
Sa kohë njerëzit rrojnë e syri sheh
Sa herë vargjet të thuhen, ti aty je.

Leave a comment