Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Maskat futen me dhunë në banesën e noterit dhe i vjedhin 20 mln lekë

policia-sarande-696x392

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qyteti në banesën e një noteri. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin T.K 63 vjeç.

Mësohet se maskat kane lidhur familjaret dhe kane arritur te marrin 20 milionë lekë të vjetra. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Posts

Leave a comment