Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Gjaku i saj ishte në duart e mia”, ç’ndodhi gjatë xhirimeve ku u vra aksidentalisht kineastja

rustt

Serge Svetnoy, përgjegjësi për ndriçimin në sheshin e xhirimit të filmit “Rust” ku u vra kineastja Halina Hutchins nga aktori Alec Baldwin, po qëndronte pranë saj, kur ajo u qëllua aksidentalisht.

 

Anëtari me përvojë i ekuipazhit përshkruan momentin e tmerrshëm kur mbajti Halinën në krahë, teksa 42-vjeçares po i rridhte gjak. Teksa ka shpërndarë një postim emocionues në shenjë nderimi për të, Serge Svetnoy foli për “neglizhencë dhe jo profesionalizëm”, duke fajësuar përgjegjësit se nuk e kryejnë punën e tyre siç duhet, duke punësuar një armëpunues pa përvojë.

 

“Gjaku i saj ishte në duart e mia. Nuk i uroj askujt të kalojë atë që kam kaluar unë, atë që kaluan burri i saj Matt Hutchins, djali i saj, por edhe aktori Alec Baldëin, të cilit i dhanë një armë në xhirime.Ai duhet të jetojë me mendimin se i ka marrë jetën njeriut, për shkak të njerëzve jo profesionistë. Personi që duhet ta kontrollonte këtë armë para se ta sillte në set, nuk e bëri. Rezultati është vdekja e njeriut!”, ka shkruar ai në një postim.

Related Posts

Leave a comment