Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Humanizmi” i Rilindjes lë pa “gjel deti” 80 % të pensionistëve xhep zbrazur

gjel deti

Një projekt-ide  e propozuar nga zv/kryeministri  Arben Ahmetaj, do jetë një turp qeveritar nëse do miratohet nga kryeministri Edi Rama, mbasi do lërë pa gjel detin e Vitit të Ri, si forëm shpërblimi të fundviti afro 80% të pensionistëve.

Sikurse bën me dije Pamfleti.net; Në emër të uljes së shpenzimeve pa produkt në buxhet, “tigri” i ka dhënë Ministres së Ekonomi-Financave, Delina Ibrahimaj, një listë me propozime për kufizimin e shpërblimeve vjetore për administratën, pensionistët, policët, punonjësit dhe invalidët.
I tej-fryrë me pasuri, me jetë luksi e qejfe të shfrenuara nëpër botë, Arben Ahmetaj ka bërë propozim, që shpërblim për Vitin e Ri, të marrin vetëm pensionistët pa familje dhe ata pensionistë që nuk kanë fëmijë në punë e emigracion.

Sipas mendjes së zv/kryeministrit më të korrupuar të Ballkanit, pensionistëve që kanë fëmijë në punë ose në emigracion, qofshin edhe familje me vete, nuk do u jepet detyrimi 3000 lekë shpërblim për fund-vitin.

Ndërsa afro 108 mijë të moshuar të tjerë, që janë pa pensione pleqërie, nuk ekzistojnë fare në skemat sociale të qeverisë së bablokut e “tigrit”, duke i lënë pa asnjë qindarkë për Vitin e Ri.

D.m.th., zv/kryreministri që vetëm 1 shishe verë në drekë i kushton 500 Euro dhe 1 biftek në Dubai i kushton 2000 USD, propozon që pensionisteve të mos u jepet shpërblim këtë Vit të Ri.

Sa për demagogji, tigri ka propzuar që pa shpërblim në Vitin e Ri lihen dhe deputetët; mirëpo përvec pagës, këta do marrin dhe afro 1500 USD shpërblime mujore për mbledhjet e komisioneve parlamentare, për karburante, telefon, dieta, hotele e qira banesash; ndërsa shefat e OSHEE, KESH, FSHZH, OST, Albpetrol, Porte detare, Albcontrol e Autoriteti i Aviacionit Civil, i caktojnë vetë shpërblimet nga 2-3 paga mujore.

Ndoshta, “tigri” mund të ketë bërë ndonjë zbulim, se pensionistët në Shqipëri jetojnë më mirë se ministrat dhe deputëtët; kur faktikisht qeveria u jep pensione mujore sa 5%-15% të pagave të qeveritarëve.

Kujtojmë, që vitin e kaluar në parlament, oktapodi i korrupsionit, Ilir Beqja, propozoi të përgjysmoheshin pensionet e pleqërisë, për të ndihmuar buxhetin e shtetit me rastin e epidemisë “Covid”, raporton “pamfleti”. 

Leave a comment