Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Naftëtarët e Ballshit protestojnë: Kujtoheni për ne vetëm kur doni vota

dep-2-752x440

Naftëtarët e uzinës së Ballshit janë mbledhur këtë të enjte në një tubim, ku kërkojnë nga qeveria që të marrë një vendim për zgjidhjen e problemit të tyre. Ata shprehen se duan të dinë se çfarë do të ndodhë në vijim me ta.

 

Kryetari i sindikatës, Sokol Dautaj, ka kërkuar për këtë situatë të krijuar edhe reagimin e opozitës, duke shtuar që mos të shkojë pranë tyre vetëm për mbledhje votash.

 

“Ende nuk ka një përgjigje për fatin e uzinës. Paga e 12 është dhënë. Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kishim shpresuar për një zgjidhje në kohe të shkurtër.Paralel me rifillimin e punës është edhe gjyqi që ne e kemi çuar në SPAK ne tetorin e vitit te kaluar, pranë krimit ekonomik dhe ne prokurorinë e Fierit. Janë rreth 340 vetë me gjyq dhe ndoshta duan që ky gjyq të shtyhet. Ne jemi me opsionin e rifillimit të punës të edhe pse është hedhur te edhe ideja e demontimit. Duhet të flasin edhe deputetet e opozitës. Kur vijnë për vota sulen tek naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa me pare se veç rafinerisë nuk ka asnjë mundësi tjetër”, tha Dautaj.

Related Posts

Leave a comment