Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Projektit EXCELLENT: Zhvillimi i turizmit dhe strategjitë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

IMG-20211104-WA0003-750x375

Njoftim për shtyp

Ditën e Enjte, më datë 28 Tetor 2021 në mjediset e MAK Albania Hotel Tirane u zhvillua punëtoria me titull: ”Rrjeti ndërkufitar për turizmin e qëndrueshëm dhe strategjitë inovative të menaxhimit dhe marketingut të destinacionit për të nxitur rritjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonës”

Kjo punëtori u organizua nga Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal – RCDC Albania në partneritet me Bashkinë e Brindizit në kuadrin e projektit EXCELLENT/ Cross Border Experience for a Sustainable Tourism Development in the Programme Area i cili financohet nga Programi Ndërkufitar Interreg IPA Itali-Shqipëri-Mal i Zi.
Ky projekt synon të ofrojë trajnim dhe edukim për punonjësit në fushën e turizmit, operatorë, administratë publike, banorë, studentë, blogger dhe përfaqësues të medias, etj nëpërmjet aktiviteteve dhe punëtorive për dizajnin e menaxhimin inovativ të produkteve turistike. Në këtë vazhdimësi dy punëtori janë zhvilluar deri më tani në Brindizi dhe Tiranë që kanë trajtuar temat e menaxhimit, marketingut e komunikimit, transportit, punësimit të të rinjve evropianë dhe edukimit te kulturës së sipërmarrjes ne destinacionet më pak të njohura të rajonit ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi të cilat mbështeten fort në trashëgiminë natyrore dhe kulturore.

Punëtoria që u zhvillua më datë 28 Tetor 2021 në Tiranë synoi vec të tjerash të krijojë një rrjet ndërkufitar të turizmit të qëndrueshëm si edhe të menaxhimit te marketingut të këtyre destinacioneve. Punëtoria targetoi NVM-të dhe operatorët e të turizmit, ekspertët vendas të fushës, përfaqësues të shtypit dhe mediave, agjencive sektoriale dhe operatorëve të tjerë ekonomikë duke bërë bashkë në Tiranë 60 pjesëmarrës. Kjo punëtori u përshëndet nga Zëvëndës Ministrja e Kulturës, zonja Meri KUMBE, Drejtoresha e Departamentit të Turizmit të Bashkise se Brindizit, zonja Emma TAVERI si dhe Përfaqësuesit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, zoti Sokol KONGOLI.

Related Posts

Leave a comment