Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të rinjtë librazhdash kundër trafikimit

librazhd

Një ditë më parë, Librazhdi përjetoi një ditë ndryshe në kuadër të muajit antitrafik. Nxënës të të gjitha shkollave pregatatitën një sërë materialesh promovuese e sensibilizuese për fushatën kundër trafikimit të qënieve njerezore. Përpara sheshit të Bashkisë ata transmetuan mesazhe sensibilizuese e informuese  përmes pikturave, fletëpalosjeve e mesazheve të personalizuara. Në fund aktiviteti u finalizua me një marrshim me pankarta në pedonalen e qytetit.  Në pankarta do të shkruheshin, “Mos hesht, raporto!”, “Edhe djemtë mund të trafikohen!”, “Unë nuk mund të flas, sepse kam frikë, të lutem bëhu ti zëri im”, “Më dëgjo, nesër mund të jetë tepër vonë!” e  të tjera. Këto thirrje  synuan në rritjen nivelit të informacionit dhe ndjeshmërisë qytetare. Ky aktivitet sensibilizues u realizua në bashkëpunimin me prefekturën, Shërbimin Social Shtetëror, Zyrën Vendore Arsimore dhe organizatat e shoqërisë civile.

Besim Dybeli

Leave a comment