Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministri Manja jep lajmin e keq për të gjithë të burgosurit

-800-0-6184fb138e173

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije se brenda këtij muaji do të mbyllet burgu u Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

Sipas njoftimit të bërë nga Manja, të dënuarit do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por mendohet se shkaku kryesor mund të jetë gjendja tejet e amortizuar e ambienteve të këtij burgu.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr.

Ministri gjithashtu ka bërë me dije se këtë vit nuk do të kishte asnjë amnisti për të burgosurit në të gjithë vendin.

Leave a comment