Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Njëzetë e dy humbje jete të pajustifkuara!

COVID
Nga Erion DASHO *-
Gjatë muajit tetor 2021 ka patur mbi 20 vdekje prej COVID-it në persona me moshë nën 60 vjeç.
Ndërsa humbja e jetës nga COVID-i (e parandalueshme tashmë) në çdo moshë është tragjedi, humbja e jetës në këtë grupmoshë aktive është dyfish tragjike.
Një pjesë e madhe e këtyre vdekjeve do të ishin parandaluar nëse fatkeqët që humbën jetën do të ishin vaksinuar në gusht, kur edhe nisi programi i hapur i vaksinimit me vaksina cilësore, Pfizer dhe Astra Zeneca.
Stina e virozave ka nisur. Për të parandaluar humbje të mëtejshme të jetëve është e domosdoshme që:
1. Çdo person që është vaksinuar me vaksinën CoronaVac…
2. Çdo person mbi 50 vjeç që është vaksinuar më shumë se 6 muaj më parë…
3. Çdo person që nuk e ka kaluar COVID-in…
4. Çdo person që tashmë ka më shumë se 7-8 muaj që ka kaluar COVID-in…
… duhet të vaksinohet sa më parë me një vaksinë të sigurt.
Mbronin jetën tuaj!
*    *   *
Vdekjet në personat me moshë nën 60 vjeç gjatë muajit tetor 2021:
》Tiranë (6): 26, 44, 45, 51, 57, 58
》Durrës (5): 43, 50, 52, 53, 58
》Fier (5): 51, 51, 52, 57, 58
》Elbasan (1): 38
》Sarandë (1): 27
》Mat (1): 47
》Krujë (1): 41
》Kavajë (1): 57
》Përmet (1): 42.

*  Autori shërben në Kompaninë “Partner”, si Drejtor për Shëndetin Dixhital dhe Inovacionet, në Frankfurt të Gjermanisë.

Leave a comment