Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pastrojnë përrenjtë, për të mbrojtur liqenin e hidrocentralit

gramsg

Një nismë e shumëgjetur për të rinjtë e qytetit të Gramshit. Kanë shpallur të dielën, “Ditën e pastrimit” të qytetit dhe rrethinave. Kjo ka qenë motoja e dhjetra të rinjëve dhe të rejave, që i janë bashkuar aksionit të së dielës. Nismës së tyre i janë bashkuar edhe shumë qytetarë e pushtetarë vendor. Prej vitesh përrenjtë, që derdhen në lumin Devoll, apo drejtpërdrejt në liqenin e Banjës, kanë shtuar mbetjet në brigjet e liqenit.  Ndërkohë, nismës,  “Për një qytet më të pastër”, Bashkia Gramsh, sëbashku me institucionet vendore të bashkisë, ndërmorën aksionin e pastrimit të qytetit, fshatrave përreth dhe të përrenjve, që derdhen në shtratin e lumit Devoll, nga mbetjet urbane. Falë bashkëpunimit  dhe përgjegjshmërisë së treguar nga të gjithë pjesëmarrësit, u arrit të pastroheshin nga mbetjet urbane zonat e ndotura dhe kryesisht përrenjtë më problematike, që derdhen në shtratin e lumit të Devollit. Pastrimi i këtyre përrenjve, jo vetëm përmirëson cilësinë e ajrit dhe mjedisit përreth, por parandalon edhe ndotjen e lumit Devoll dhe liqenit të Banjës.

Besim Dybeli

Leave a comment