Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vranë dhe fshehën trupin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Gjykata merr vendimin për vëllezërit Rrushi

-800-0-618ba4a2abace

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi.

Mësohet se vëllezërit kanë kyçur gojën në gjykatë dhe nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Ata akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, që ka ndodhur mes natës së 21 dhe 22 Tetorit, trupi i të cilit u gjet në zonën e Dajtit fundjavën që lamë pas, rreth dy javë pas zhdukjes.

Ndaj Fredi Rrushit, i cili sipas prokurorisë është personi i fundit që ka takuar viktimën pas zhdukjes dhe se ai dyshohet si autori kryesor i ngjarjes, prokuroria ka ngritur akuzat për   “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”.

Ndërsa për vëllanë e tij janë ngritur akuzat e  “Veprimeve që pengojne zbulimin e te vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“. Prokuroria dyshon se Pajtimi është bashkëpunëtor në ngjarje.

Referuar hetimeve të deritanshme rezulton se ai nuk ka treguar ende se ku u zhduk mjeti Passat , me të cilin udhëtoi  Hoxha, nga zona e treshit deri më Qafë Mollë, ku edhe u ekzekutuar. Mjeti tip “Pasat” qe ka përdorur Fredi Rrushi, në vrasjen e 43-vjeçarit nuk është gjendur ende, ndërkohë hetuesit nuk kanë gjetur ende as armën e krimit tip psitoletë me te cilën u ekzekutua biznesmeni i inerteve.

Ndërkohë, prokuriria e Tiranës nuk ka asnjë motiv për krimin e rëndë, alibitë janë të shumta, duke filluar nga prishja e pazareve të drogës, borxhet e vjetra, porositë e pambaruara, por nuk përjashtohet as pista se vrasja mund të jetë kryer për motiveve të dobëta.

Leave a comment