Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fshati Linzë mbytet nga plehrat, asnjë masë parandaluse nga Bashkia

6eeb9ce9-2b28-4c9f-bf7e-9f6aed68208b

Nga Arber DALMATI-

“Tradhti” kombëtare e cilësoi Kryeministri dëmtimi i mjedisit nga qytetarët e zakonshëm që hedhin mbetjet jo në vende të caktuara, ndersa keqmenaxhimi i bashkive në drejtim të mbetjeve urbane mund të çojë deri në prokurori vetë kryebashkiaket, shtoi Rama, gjate nje aksioni pastrimi diku ne periferi ne Vlores.

E teksa llërë përveshur z. Rama bashke me eskorten e tij pastronin mjedisin nga plehrat, pak kilometra ne periferi te Tiranes, jo te Vlores, me sakte në fshatin Linzë te komunës Dajt,nje tjeter katastrofë  mjedisore shpaloset nderkohe qe ka nje indiference totale nder vite nga ana e Administratorit te njesise Dajt, z Kujtim Qefalia, por edhe me gjere Bashkise se Tiranes per te parandaluar fenomenin. Siç shikohet edhe nga pamjet përroji me ujë të kristaltë që kalon përmes fshatit është i mbuluar nga plehrat dhe mbetjet urbane.

Asnjë masë nuk është marrë ndër vite nga komuna e Dajtit apo autoritete të tjera vendore për parandalimin e kësaj ndotje mjedisore që sa vjen e i rrit përmasat, e ndodhur vetëm 4 km larg nga zemra e Tiranës dhe rreth 1 km nga fshati Surrel ku ka shtëpinë vete Kryeministri.

Fshatin Linzë të cilin natyra e ka bekuar me gjelbërim të vazhdushëm gjithë katër stinëve, ullinjë qindra vjeçar pa fund, përrenjë me ujë të kulluar që burojnë nga mali i Dajtit dhe sigurisht ajrin e pastër e ndotin këto pamje që ndodhen jo më larg se 200 metra nga zyra komode e  Kujtim Qefalia, ish kryetarit të kësaj komune i zgjedhur që në vitin 2007 e deri më sot, por me emërim të ri si administrator i njësisë Dajt.

Më e pakta që mund të bënte ky i quajtur Administrator ishte vendosja e ndonje  tabele qe te ndalonte hedhjen e plehrave ne natyre apo vendosja e disa kontenierëve për plehrat që banorët të cilët sa vijnë e shtohen të mos i hedhin plehrat në përrua, pasi pervec demtimit te mjedisit, ato shendrrohen ne vatër infeksioni e sëmundjesh per komunitetin si dhe demojne imazhin e parkut Kombëtar të Dajtit. Te njejtat shqetesime ndau edhe kreu i Qeverise nga periferia e qyteti te Vlores, teksa fliste në një podium të vendosur mes një zone me plehra, kur tha se “mjedisi me mbetje dëmton jo vetëm turizmin por edhe shëndetin e qytetarëve”.

 

Leave a comment