Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SATELITËT E RAMËS MUND TË RRËNOJNË FINANCAT PUBLIKE

rama-satelite-640-0-616ff01136f13
Komisioni Parlamentar i ligjeve, ku bën pjesë edhe opozita, duhet të thërrasë Ramën bashkë me Ministrin e Jashtëm dhe për Europën e t’i kërkojë me këmbëngulje të depozitojë kopjen zyrtare të Marrëveshjes Ndërkombëtare që ka bërë për projektin e hedhjes së dy satelitëve në orbitë…
Nga Arben MALAJ * –
Nëqoftëse deputetet nuk ushtrojne kontrollin parlamentar mbi projektin e satelitëve atëherë duhet të pranojmë që Shqiperia sot qeveriset nga një “mbretëri kryeministrore” që ka uzurpuar të gjitha pushtetet e tjera.
Sipas ish presidentit amerikan Jeffersonit “kur populli ka frikë nga qeveria kjo është tirani”. Nëse Rama këmbëngul që në mars 2022 Shqipëria të ketë satelitin e tij në orbitë, ky është një rrezik i madh dhe me kosto të rënda.
Komisioni Parlamentar i ligjeve, ku bën pjesë edhe opozita, duhet të thërrasë Ramën dhe Ministrin e Jashtëm dhe për Europën e t’i kërkojë Ramës të depozitojë kopjen zyrtare të Marrëveshjes Ndërkombëtare që ka bërë për këtë projekt.
Kjo pasi nga këto “marrëveshje sekrete” mund të lindin detyrime ndërkombëtare që mund të krijojnë kosto të rënda direkte dhe indirekte dhe jo afatshkurtra për vendin.
Deputetët shqiptarë duhet te ndihen përgjegjës moralë dhe ligjorë për të garantuar ndarjen, ballancen dhe kontrollin e tre pushteteve, aq më tepër në një republikë parlamentare.
Deputetet kane detyrimin kushtetues për të përmbushur misionin e tyre si deputetë të votuesve.  Ata nuk votohen dhe nuk paguhen per te qene thjeshte besnik koke-tundes te kryetareve të partive/të kryetarëve të listave për deputetë.
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave duhet urgjentisht të thërrasë Ramën dhe Ministrin e Financave që të depozitojne aneksin e kësaj kontrate ku detajohen kostot konkrete direkte dhe indirekte të blerjes por edhe të mirëmbajtjes së këtij shërbimi.
Njohja e kostove edhe të detyrimeve nga të ashtuquajturat “marrëveshje sekrete”. – janë të detyrueshme. Ato duhet të përfshihen në buxhetin afatmesëm dhe në buxhetin vjetor 2021 (nëse janë kryer pagesa) dhe ne buxhetin e vitit 2022 për pagesat e ardhshme.
Një gjë është e sigurt, një projekt i tillë ku shpresohet që Rama të ketë satelitin e parë në orbitë jo më vonë se në Mars 2022, duhet të nisur prej kohësh. Ky proces ka patur kostot e tij të deritanishme dhe ka kosto të konsiderueshme për periudhën deri në nisjen e tyre dhe kostot vjetore të mirëmbajtjes së tyre.
Rama duhet të jap argumenta por edhe llogari përse perzgjodhi versionin shumë të shtrenjtë të lëshimit të satelitëve shqiptarë dhe përse nuk zgjodhi të blinte shërbimin satelitor (outsourcing) me konkurence dhe nga partnerë strategjik. Ne opsion dyte kostoja e sherbimeve satelitore do të ishte shumë më e ulët, garancia dhe suksesi i tyre shumë më i madh.
Rama duhet te qartesoi perse per 8 vite nuk përdor platformat me kosto shume me te ulet që përmirësojnë qeverisjen e vendit si p.sh. Check my school ( Check My School : A Case Study on Citizens’ Monitoring of the Education Sector in the Philippines ) / Kontrollo shkollën time, rrugët, spitalet, mirëmbajtjen e mjedisit dhe shumë elementë konkretë të keq-qeverisjes që mund të përmirësohen me një qeveri pjesëmarrëse.
Këto platforma ofrojnë cilësinë, më të lartë, në mënyrën më të shpejtë, me kosto më efektive sepse bazohen tek qeverisja me pjesmarrje(“When governments fear the people, there is liberty. When the people fear the government, there is tyranny”).
* Profesor Doktor, ish deputet e ministër i ekonomi-financave në qeverisjes socialiste, ekspert i fushës.
Shënim i redaksisë.
Shqetësimi që ngre Prof. Dr. Arben Malaj është alarm jo vetën sepse spikat enigmën që mbështjell deklaratën e rradhës së Kryeministrit, i cili jep habere gjysmake duke mos bërë publike kostot që duhet të paguajnë shqiptarët e tejvarfër, të cilët e shtyjnë jetën me 5 dollarë në ditë e më poshtë, ndërkohë që ekzibicionizmi i Kryeministrit rrufit miliona euro pjesë e Buxhetit që mbushet me taksat e tyre.
Sa të tjera miliona euro na duhet të paguajmë për këtë mëndjeshkrepje të Edi Ramës, që në vend të projekteve zhvilluese e ka mbushur kabinetin e punës me vizatime personale? Askush nuk di të thotë. Përse na duhen këta satelitë dhe sa emergjente është nevoja për to? Edhe këtë askush nuk e thotë. Kryeministri mëndjeshkrepës lëshon ca fraza aty këtu si “lopa bajgën” dhe askush nga të tijtë e pozitës por dhe të opozitës parlamentare nuk reket ti kërkojë shpjegime.
Dhe ndërsa kryeministri hesht specialistë të fushës thonë se kostot që ne duhet të paguajmë pë dy satelitët vërtiten midis 300-500 milion euro e më shumë. Sipas asaj çka deklaroi ditë më parë Mariglen Angjellari, i cili ka punuar për disa vite si kimist në një Kompani që prodhonte Raketën “Vega C” në fibra karboni , “Ariane Group” është kompania kryesore evropiane që menaxhon dhe ofron shërbime hedhje sateliti nga qendra hapsinore evropiane. Një satelit është një aparaturë mjaft komplekse për tu hedhur në hapësirë, në orbita të ndryshme rreth tokës për qëllim nga më të ndryshmet nga ato teknike te ato ushtaraket. Funksionet kryesore kanë të bëjnë me me qëllimet e studimit, monitorimi, navigimi dhe transmetimi i të dhënave në rajone të ndryshme të Tokës. Përdoruesit mund të jenë publikë ose privatë”.
Dhe sa kushton një i tillë? Angjellari përgjigjet:
” Çmimi i një sateliti varet nga shumë faktorë që nga kompleksiteti i realizimit të tij e deri te qëllimi i përdorimit. Madje ndikon edhe vendi i prodhimit të tij. Psh nëse flasim për satelitë që dërgohen për qëllime klimatike çmimi shkon deri në 300 milion Euro. Ndërsa çmimi i një sateliti spiun shkon në 500 milion Euro. Këtu duhet të shtohen edhe shpenzimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit që janë shumë të mëdha. Kërkuesi i shërbimit duhet të paguajë edhe frekuencat (bandat) njësoj siç operojnë transmetuesit televizivë. Këto kosto arrijnë deri në 1.5 milionë Euro në vit. Prodhuesit më të mëdhenj në Evropë janë “Airbus Safran”, “OHB”, “Thales Alenia” dhe “SES”.
Por kostoja nuk ndalet këtu, pasi vijon me çmimin që duhet paguar për hedhjen në hapësirë të dy satelitëve “Rama 1” dhe “Rama 2” e për të cilin Angjellari sqaron:

“Hedhja në hapësirë e një sateliti realizohet nga kompani apo institucione të specializuara në vende specifike e koordinata të caktuara tokësore, mundësisht ekuatoriale. Psh, Bashkimi Evropian (EU) ka vetëm një qendër për hedhjen e satelitëve. Ajo ndodhet në Gujanën Franceze, një vend ekuatorial në kufi me Venezuelën në Amerikën e Jugut. Kjo qendër funksionon nën menaxhimin e Agjencisë Speciale Evropiane (ESA) dhe Agjencisë Speciale Franceze(CNES). Ariane Group është kompania kryesore evropiane që menaxhon dhe ofron shërbime hedhje sateliti nga qendra hapsinore evropiane. Raketat që shërbejnë për këtë qëllim janë 2, “Ariane 5” dhe “Vega C”. Ndërtimi i këtyre raketave bëhet ekskluzivisht në vende evropiane si France, Itali dhe Gjermani. E njëjta kompani (Ariane Group) edhe të raketës ruse “Soyz”.Kostoja e hedhjes së një Sateliti është e lidhur ngushtë me peshën e Satelitit dhe lartësinë e vendosjes së Satelitit në Hapësirë. Aktualisht, kostoja e hedhjes nga një kompani evropiane varion nga 25-40 mijë dollarë/kg. Çmime të ngjashme ofrojnë edhe kompanitë amerikane. Çmimet e hedhjes në hapësirë kanë një diapazon të gjerë por minimumi shkon 10 milion dollarë.

Ka shpesh raste kur kompanitë ofrojnë lëshimin e disa satelitëve në të njëjtën hedhje për të minimizuar kostot. Në këtë rast çmimi mund të përgjysmohet ose edhe më pak”. / Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment