Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Video e plotë/ Degradon situata, familjarët e Mateos mes thirrjeve rrëqethëse hyjnë me forcë në Gjykatën e Fierit: Ma vrau djalin!

fotoo-1

Momente tensioni janë shënuar vetëm pak momente më parë në Gjykatën e Fierit, ku familjarët e 8-vjeçarit Mateo kanë hyrë në ambientet e Gjykatës, dhe kanë tentuar që të thyejnë çdo gjë. Familjarët e kanë hapur derën me forcë, dhe janë përplasur dhe me punonjësit e policisë.

Familjarët kërkojnë që të hyjnë në sallën e gjyqit, ndërkohë që të pranishëm janë dhe prindërit e vogëlushit, të cilët kanë dyshime nëse për të birin e tyre gjykata do të japë drejtësi.

Mes dhimbjes dhe irritimit familjarët kanë shpërthyer dhe në drejtim të mediave, dhe kanë thyer mikrofonat e disave prej ekraneve të pranishme.

Gazetarja e Fax News Fatmira Bajramaj raporton se autori Klodian Çalamani nuk ka mbërritur ende në Gjykatën e Fierit, dhe kjo skenë mund të sjellë edhe vonesën e nisjes së seancës.

Të afërmit e të miturit bëjnë thirrje që autori i vrasjes të varet, ndërkohë që kërkon mbështetjen e banorëve të Fierit, që drejtësia të mund të japë dënimin maksimal.

“Nuk ka nevojë që të vini këtu, për të bërë lajm? Kemi ardhur të shohim syrratin e atij plehre këtu”, shprehet një prej të pranishmeve mes familjarëve.

Policia dhe punonjësit e Gjykatës kanë mundur që të nxjerrin jashtë familjarët dhe të afërmit.

Faxnews.al

Related Posts

Leave a comment