Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DËNIMI ME VDEKJE NUK ËSHTË ALTERNATIVA MË E MIRË

BURG
Mesazhi kryesor: Krimi është rritur. Disa vepra kriminale janë tmerrësisht tragjike dhe tronditëse. Por zgjidhja nuk mund të jetë spontane, emocionale apo populiste”. Ngjarja e Fierit është tronditëse për çdo prind dhe opinion publik…
Nga Arben MALAJ *
Rritja e krimit “favorizon” perkohesisht ata që mbështesin dënimin me vdekje dhe që keqpërdorin çdo rast për protagonizëm mediatik.
Dënimi me vdekje nuk është alternativa më e mirë, jo thjesht sepse ne me Kushtetutë e kemi te ndaluar ate, dhe as sepse kthimi i denimit me vdelje na ndalon bashkimin me Bashkimin Evropian.
Aktualisht nuk ka asnjë studim të argumentuar dhe të provuar qartë se dënimi me vdekje redukton krimin.
Reduktimi i krimit si trend i përhershëm vjen nga rritja shpirtërore dhe ekonomike e shoqërisë.
Kjo duhet të jetë në thelb të strategjive për parandalimin dhe reduktimin e krimit. SHBA shpesh permenden per denimet me vdekje dhe format e tyre. Por ne vitin 2021 opinionet e amerikanëve për dënimin me vdekje mbetet më i ulët. se çdo matje tjetër që nga marsi 1972 (50%).
Jo vetem ne SHBA – qendimet pro dhe kudner per denimin me vdekje ndryshojne shumë për sa i përket kulturës shoqerore dhe institucionale. Sipas ketij sontazhi te sapo botuar lidhur me denimet me vdekje ka qendrime te kunderta sipas :
1. ndarjeve ideologjike- republ;ikane, demkrate, te pavaruar
2.sipas grup moshave
3. linjave kendveshtrimeve specifike.
Gallup ka qe prej vitit 1939 qe bene testime te opinionit publik pro dhe kunder denimit me vdekje. Ne kete sonbtazh te sapo botuar konstatohet se ” Qëndrimet ndaj dënimit me vdekje ndryshojnë më së shumti sipas vetë-identifikimit partiak dhe ideologjik.
Për dënimin me vdekje janë :
77 për qind e republikanëve,
55 për qind e të pavarurve dhe
34 për qind e demokratëve.
Diferenca shume te medha ka per denimin me vdekje midis :
70% te konservatore
57% të të moderuarve
28% të liberalëve.
Sondazhi gjen dallime domethënëse sipas moshës në favor të tij, ,
41% të të rinjve të moshës 18 deri në 34 vjeç
59% të të rriturve të moshës 35 vjeç e lart.
Death Penalty Support Holding at Five-Decade Low
*  Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës. Titulli është i Arberia News. net

Leave a comment