Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ish-kancelarit të Austrisë Kurz i hiqet imuniteti

ish kancelari austriseSebastian Kurz

Parlamenti i Austrisë ka votuar pro heqjes së imunitetit për ish-kancelarin Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë. Politikani konservator akuzohet se ka përdorur paratë e shtetit për të paguar sondazhet për të rritur imazhin e tij.

Tani Kurz do të përballet me një hetim për korrupsion. Për këto akuza para disa muajsh ai u detyrua të largohej nga posti i Kancelarit.

Partia e tij e qendrës së djathtë Popullore Austriake (ÖVP) mbështeti masën për heqjen e imunitetit të Kurz dhe lejimin e hetimit.

Vetë ish-kancelari kishte bërë thirrje më parë për heqjen e imunitetit të tij në mënyrë që hetimi të mund të vazhdonte, duke këmbëngulur se donte të luftonte pretendimet “të rreme”

Related Posts

Leave a comment