Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gramsh- Arrestohet një inspektor policie

gramsh2

Një inspektor policie në Gramsh, është ndaluar ngë kolegët e tij. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur, se dje nga ana e Drejtorisë së Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal datë 16.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ajo kishte  vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”. Kjo masë ndaj inspektorit,  T. R., 52 vjeç, me detyrë N/Specialist për policimin në komunitet në Komisariatin e Policisë Gramsh. Në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se punonjësi i policisë T. R., në shpërdorim të detyrës ka favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën që ai mbulon. Kjo ka ndodhur në fshatin Kuturqar, Njësia Administrative Sult. I njëjti burim saktëson se më datë 15.07.2021 janë konstatuar të mbjellura një sasi fidanësh dhe bimësh narkotike të dyshuara “Canabis Satiiva”. Materialet hetimore i kaluan Prorurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

 

 

Leave a comment